Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier foli sot për situatën e drejtësisë në Kosovë.
Gjatë fjalës që mbajti në konferencën vjetore të prokurorëve, Hovenier vuri në pah punë e madhe që bëhet në këtë institucion. Ambasadori amerikan tha se është i impresionuar me punën që kanë bërë prokurorët gjatë vitit të kaluar pavarësisht sfidave me të cilat janë përballur, raportojnë mediat në Kosovë.
“Puna e juaj e mundimshme, për të kërkuar llogari, për të mbrojtur publikun, është frymëzuese si prokurorë, puna e juaj është jetike për sistemin e drejtësisë, shoqërinë dhe të ardhmen e vendit tuaj. Ky rol i prokurorisë ka peshë dhe ndikim të madh në atë se kush jep llogari dhe kush përfiton kompensim sipas ligjit, kjo është e vërtetë si në SHBA ashtu edhe në Kosovë”, u shpreh Hovenier.
Ai theksoi se pushtetin të cilin e kanë prokurorët sjellë një përgjegjësi të madhe për të kërkuar drejtësi në bazë të ligjit.
“E para jam i impresionuar me atë vendosmërinë tuaj të palënduar për të krijuar misione për të mos u dekurajuar nga sfidat e vazhdueshme, vëllimin e madh të rasteve dhe mungesën e burimeve. Puna e juaj para këtyre pengesave është frymëzuese, keni treguar përkushtim të madh për të shfrytëzuar mjetet për të shtuar efikasitetin dhe të përmirësoni punën tuaj si marrëveshjet për pranim të fajësisë për zgjidhjen e kontesteve”, tha ambasdori amerikan në Kosovë.