Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka zhvilluar një takim me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës Ahmet Ismaili.

Në një postim në rrjetin social “X”, Hovenier ka zbardhur detaje nga diskutimi, teksa thekson se ka përsëritur shqetësimet e Shteteve të Bashkuara në lidhje me vendimin e BQK-së sa i përket ndalimit të dinarit serb.

Ambasadori i ka kërkuar guvernatorit që ky vendim të shtyhet.

“Sot pata një takim produktiv me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili. Përsërita shqetësimet e SHBA-së për zbatimin e rregullores së ndryshuar për operacionet me para. Ne kërkojmë që zbatimi të shtyhet për të lënë kohë të mjaftueshme për tranzicion efektiv dhe komunikim publik për të zbutur ndikimin negativ tek qytetarët”, tha Hovenier./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version