Një aksident tragjik është regjistruar në Itali.

Shoferi shqiptar ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë gruaja e tij ka ndërruar jetë. Në makinë ndodhej edhe foshnja e tyre disa muajshe  dhe motra e shoferit, që aktualisht ndodhen në spital në gjendje të rëndë.

Shoferi ishte partneri i viktimës 24-vjeçare dhe babai i fëmijës. Sipas mediave italiane, shqiptari ka rezultuar nën efektin alkoolit dhe të drogës pas disa testimeve.

I riu u arrestua nga Policia italiane nën akuzen “vrasje me automjet” dhe për momentin ndodhet në arrest shtëpie. E reja që humbi jetën në një aksident automobilistik ishte nëna e tre fëmijëve të vegjël.

Në momentin e aksidentit në makinë ndodhej vetëm fëmija më i vogël, vetëm gjashtë muajsh. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version