Covid-19 është rikthyer në Greqi, duke shkaktuar edhe viktima. Sipas të dhënave zyrtare raportohet se në periudhën 25-31 dhjetor 2023 kanë ndërruar jetë 57 pacientë, si pasojë e komplikimeve nga koronavirus.

Po ashtu raportohet se 70 pacientë ndodhen në intubim, në gjendje të rëndë.

Numri i pacientëve që janë paraqitur me komplikacione shëndetësore nga Covid-19 është rritur me 44%. Autoritetet njoftojnë se si rastet e gripit ashtu edhe rastet e virusit sincicial respirator janë rritur gjithashtu./vizionplus.tv/

Share.
Exit mobile version