Një video e rrallë është publikuar në rrjete sociale. Koleksionuesi i pamjeve të luftës së Kosovës, Esat Shala, ka publikuar një video ku shihet ish-komandanti i UÇK-së, Kadri Veseli. Bashkë me disa ushtarë të tjerë të UÇK-së ai kishte rënë në një pritë të Ushtrisë së Serbisë.

“9 nëntor 1998. Jemi në fshatin Lubizhdë. Jemi të rrethuar nga forcat e armikut. Jemi në tërheqje e sipër”, – dëgjohet teksa thotë Kadri Veseli duke shtuar më pas: “Në emër të Zotit, veç mos u mërzitni”. Në video bën edhe batuta me disa nga shokët e tij.

Gjatë Luftës së Kosovës, Vesli ishte udhëheqës i Shërbimit Informativ të UÇK-së, i njohur ndryshe si Zbulim-Kundër Zbulim (G-2). Pas Luftës u angazhua në PDK dhe nga dhjetori 2014 deri në gusht 2019 mbajti detyrën e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Prej vitit 2020 ai është në Hagë i akuzuar nga Prokuroria Speciale për krime lufte, akuza që ai i mohon. ©LAPSI.al 

Pamje te rralla/ Kadri Veseli me ushtarët e UÇK-së, i rrethuar nga forcat serbe appeared first on Lapsi.al.

Share.
Exit mobile version