Më 29 tetor 1969, 55 vjet më parë, studenti i Universitetit të Kalifornisë, Charley Kline, u përpoq të transmetonte tekstin “login” në një kompjuter në Institutin e Kërkimeve Stanford nëpërmjet lidhjes së parë në Arpanet, pararendësi i Internetit modern, i përdorur nga Ministria e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara.

Por rrjeti bëri “crash” duke u prishur sapo ai shtypi shkronjën “o”. Dhe kështu marrësi, profesori Bill Duval në Universitetin e Stanfordit, fillimisht mori vetëm dy shkronja: “lo”.
Dhe kjo “lo” është bërë mesazhi i parë i dërguar ndonjëherë në internet nga ekipi i vogël i universitetit amerikan UCLA i përbërë nga profesori Leonard Kleinrock dhe studenti Charley Kline. Rreth një orë më vonë, me rikuperimin e rrjetit, fjala e plotë “login” u dërgua me sukses.

Në vitin 1969 vetëm 4 universitete kishin kompjuterë të lidhur në internet: UCLA, Stanford, Universiteti i Kalifornisë, Santa Barbara dhe Universiteti i Jutës. Sistemi Arpanet lidhi universitetet që punonin për Departamentin e Mbrojtjes nën programin Arpa (tani Darpa) për teknologjitë e reja ushtarake.

Dy vjet më vonë, në vitin 1971, e-maili i parë u dërgua nga studiuesi i MIT Ray Tomlinson, ndërsa World Wide Web siç e njohim ne sot u imagjinua në formë teorike në vitin 1989 nga shkencëtari britanik i kompjuterave Tim Berners-Lee në Cern të Gjenevës ndërsa faqja e parë e internetit u publikua në vitin 1991.

Të mendosh për evolucionin e sotëm është marramendëse. Vetëm në WhatsApp, një nga kanalet ku mund të dërgohen mesazhe tashmë ka 2 miliardë përdorues dhe 100 miliardë mesazhe të dërguara çdo ditë. ©LAPSI.al

55 vjet më parë u dërgua mesazhi i parë me internet, rrjeti pësoi “crash” appeared first on Lapsi.al.

Share.
Exit mobile version