Rusisë i mungojnë municionet dhe trupat për të nisur një ofensivë të madhe në Ukrainë dhe duhet të sigurojë furnizime të konsiderueshme municionesh nga vendet e tjera, përveç atyre që ka tashmë për ta kryer atë, tha dje një zyrtar i lartë i NATO-s.

Në një konferencë shtypi përpara samitit vjetor të Aleancës, ai tha se sulmet e fundit, komplotet e vrasjeve dhe sabotimet në Evropë janë pjesë e fushatës sekrete të presidentit rus Vladimir Putin për të minuar mbështetjen për Ukrainën midis qytetarëve, raportoi Reuters.

“Ajo që ne shohim sot janë ende humbje shumë të larta ruse. Rusia po përpiqet të pushtojë territore të reja, ndërsa mbrojtja ukrainase ka bërë përparim të rëndësishëm”, tha zyrtari në kushte anonimiteti.

“Për të mbështetur operacionet reale sulmuese, ne mendojmë se Rusia do të duhet të sigurojë furnizime të konsiderueshme municionesh nga vendet përtej asaj që merr tashmë nga Irani dhe Koreja e Veriut”, vazhdoi zyrtari. “Dhe Vladimir Putin do të duhet të urdhërojë një mobilizim të ri në shkallë të gjerë.” /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version