“NATO po shqyrton mundësinë e rrëzimit të raketave ruse në rast se ato afrohen shumë me kufijtë e shteteve anëtare të aleancës Atlantike”, deklaroi zëvendësministri i Jashtëm polak, dy ditë pasi Varshava foli për një shkelje të hapësirës ajrore të saj.
Qeveria e Polonisë tha të dielën se një raketë ruse e lëshuar gjatë natës në qytete në Ukrainën perëndimore ka shkelur hapësirën ajrore polake për 39 sekonda.
Ministria e Mbrojtjes polake siguroi se të gjitha sistemet e mbrojtjes kundërajrore janë aktivizuar dhe se kjo raketë do të rrëzohej nëse do të kishte treguesin më të vogël se po shkonte drejt një objektivi në tokën polake.
Dje, zëvendësministri i Jashtëm polak Andrzej Sejna i tha radiostacionit RMF24 se konsiderata të ndryshme janë duke u analizuar në NATO pas këtij incidenti, duke përfshirë mundësinë e rrëzimit të raketave nëse ato afrohen shumë me kufijtë e vendeve anëtare të aleancës, të cilat përfshijnë Poloninë.
Por diçka që mund të bëhet vetëm me marrëveshjen e palës ukrainase dhe duke marrë parasysh pasojat ndërkombëtare, shtoi zoti Seina. /vizionplus.tv