Mbi 800 vatra zjarresh janë active në Kanada, 223 prej të cilave janë jashtë kontrollit, sipas raportit të fundit të Qendrës Kanadeze e Zjarrit Ndërinstitucional të Pyjeve (CIFFC).

Shkencëtarët thanë se zjarret e këtij viti janë jashtëzakonisht të përhapura, duke prekur rajone nga Bregu Perëndimor deri në provincat e Atlantikut në Kanadanë lindore dhe veriore. Nga flakët është përfshirë edhe Parku Kombëtar Jasper në perëndim të Kanadasë.

“Për shkak të aktivitetit të zjarreve, parku kombëtar, një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në Malet Shkëmbore Kanadeze, është aktualisht i mbyllur për vizitorët”, thuhet në faqen e internetit të parkut.

Të gjitha rezervimet e kampingut deri më 3 shtator janë anuluar. Zjarret kanë përfshirë një sipërfaqe prej më shumë se 33,000 hektarësh.

Share.
Exit mobile version