Të paktën një person vdiq dhe një oficer policie u plagos rëndë kur një zjarr shpërtheu në një qendër strehimi refugjatësh në qytetin Buscholz në der Nordheide, pranë Hamburgut të hënën.
Një punonjës policie ka pësuar djegie të rënda, sipas një përfaqësuesi të zjarrfikësve, ndërsa një tjetër polic dhe një pjesëtar i stafit të qendrës u lënduan gjithashtu.
Një trup i pajetë më vonë u gjet në ndërtesë. Viktima nuk është identifikuar ende.
Fillimisht ka pasur indikacione për “rrezik zjarri” në qendër, thuhet në njoftimin e policisë. Dy oficerë policie dhe dy punonjës të qendrës së kampit kanë konstatuar se kishte erë karburanti, para se të ndodhte një shpërthimi.
Deri në mesditë, rreth 150 zjarrfikës u përpoqën të vinin nën kontroll flakët.