Pesë persona, duke përfshirë një të mitur, vdiqën, dy u plagosën dhe tre të tjerë rezultojnë të zhdukur në Rumani, pasi një zjarr shpërtheu mëngjesin e sotëm në një bujtinë, rreth 100 kilometra në veri të Bukureshtit.

“Mëngjesin e sotëm, në rajonin e Tohanit, në krahinën e Prahovës, ka rënë zjarr në një vend ku sigurohet akomodimi dhe ushqimi”, shkruan shërbimet lokale të shpëtimit në një mesazh në Facebook.

Ndër të vdekurit, zjarrfikësit identifikuan një të mitur që humbi jetën.

“Operacioni i shuarjes është penguar nga fakti se zjarri u përhap në të gjithë godinën, në një sipërfaqe prej më shumë se 1000 metrash katrorë”, u bë e ditur nga ekipet e shpëtimit, të cilët publikuan pamjet e ambienteve të përfshira nga flakët.

Ata shpjeguan për AFP se ata kryen një “kontroll të sfondit” të objekteve.

Bujtina nuk kishte ndërmarr hapa për të marrë një çertifikatë të mbrojtjes nga zjarri pasi u gjetën parregullsi gjatë një auditimi në vitin 2019. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version