Trembëdhjetë persona kanë vdekur pasi një zjarr shpërtheu në një konvikt shkolle në Kinën qendrore, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua e vendit, raporton BBC. 

Zjarri vdekjeprurës ndodhi të premten në mbrëmje në një shkollë për fëmijë të vegjël në fshatin Yanshanpu, provincën Henan.

Shkolla e drejtuar privatisht kujdeset për nxënësit e çerdheve dhe të moshës fillore, sipas China Daily.

Menaxheri i shkollës, pranë qytetit Nanyang, është arrestuar dhe një hetim është duke u zhvilluar.

Një person tjetër po trajtohet në spital dhe ndodhet në gjendje të qendruesh,e.

Përmes kanaleve zyrtare nuk u dhanë detaje të mëtejshme për identitetin e të vdekurve apo shkakun e zjarrit.

Zjarret fatale në Kinë nuk janë të rralla për shkak të zbatimit të dobët të standardeve të ndërtesave dhe sigurisë.

Në nëntor, 26 njerëz vdiqën pasi një zjarr i madh shpërtheu në një ndërtesë zyre në qytetin Luliang, provincën Shanxi.

Një zjarr në spital në Pekin prillin e kaluar mori jetën e të paktën 29 personave, kryesisht pacient./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version