Kryeministri sllovak Robert Fico nuk është më në rrezik për jetën pasi u qëllua disa herë, tha zëvendëskryeministri.

Tomas Taraba i tha BBC-së se operacioni i zotit Fico kishte shkuar “mirë” dhe “Unë mendoj se në fund ai do të mbijetojë”.

Një i dyshuar është ndaluar në vendin ku ndodhi ngjarja.

Ministri i Brendshëm Matus Sutaj Estoka e përshkroi atë si një atentat të motivuar politikisht.

Personi i armatosur qëlloi nga një distancë e afërt

Ai ishte në një turmë të vogël mbështetësish të Ficos, të cilët ishin mbledhur jashtë një qendre kulturore në Handlova, ku kryeministri kishte mbajtur një takim.

 

Të shtënat kapën në befasi oficerët e sigurimit të Ficos. Pamjet tregojnë kryeministrin i cili mbahet nga bodyguardët pasi u qëllua, të cilët më pas e fusin në një makinë dhe e largojnë nga vendi i ngjarjes.

Personi i armatosur qëlloi pesë herë dhe Fico u godit në stomak dhe në krah.

Raportet e pakonfirmuara të mediave lokale thonë se autori është një shkrimtar dhe aktivist politik 71-vjeçar./vizionplus.tv 

Share.
Exit mobile version