Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për një hetim ndërkombëtar për të sqaruar rrethanat që çuan në rrëzimin e një avioni transporti që – sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes – vrau të gjithë 74 personat në bord, përfshirë 65 të burgosur ukrainas të luftës.
Në një video-mesazh të publikuar të mërkurën vonë në mbrëmje, Zelensky akuzoi Rusinë se po luante me jetën e të burgosurve të luftës ukrainas.
“Është e qartë se rusët po luajnë me jetët e të burgosurve ukrainas”, tha ndër të tjera Zelensky.
Moska ka akuzuar Kievin për rrëzimin e qëllimshëm të transportit Il-76, duke theksuar se avioni që u rrëzua në rajonin Belgorod të Rusisë po transportonte ukrainas që do të liroheshin si pjesë e një marrëveshjeje për shkëmbimin e të burgosurve. /vizionplus.tv