Lista e Jeffrey Epstein -me dhjetëra emra politikanësh, aktorësh, biznesmenësh dhe shkencëtarësh të famshëm, u publikua të mërkurën nga një gjykatë në Nju Jork si pjesë e një padie për shpifje nga viti 2015.

Virginia Giuffre, e njohur gjithashtu si Virginia Roberts, kishte ndërmarrë veprime ligjore kundër Ghislaine Maxwell, tashmë e dënuar për trafik seksual dhe e burgosur, shoqja e ngushtë e Epstein që furnizonte atë dhe miqtë e tij me të mitur.

Ndër emrat tronditës në listë është edhe ish-presidenti amerikan Bill Clinton, i cili, sipas Daily Mail, dyshohet se ka ftuar Stephen Hawking, profesorin ikonë të astrofizikës, në një nga festat e tij.

Sipas dokumenteve të zbuluara, Giuffre kishte pohuar se profesori Hawking “mori pjesë në një orgji për të mitur” të organizuar nga Bill Clinton në një darkë në ishullin e tij privat në Karaibe, diçka që demokrati e mohoi me forcë.

Në janar 2015, Epstein i dërgoi email promotorit të Maxwell dhe i kërkoi të ofronte para të shoqeve të atëhershme të mitura të Virginia Giuffre për të mohuar akuzat e saj. Një kopje e emailit ishte mes gati 1000 faqeve të dokumenteve të zbuluara nga një gjykatë amerikane mbrëmë.

Në mënyrë specifike thuhet: “Ju mund t’i ofroni një shpërblim cilitdo prej miqve, të njohurve, familjes së Virxhinias që mund të ndihmojë në rrëzimin e pretendimeve të saj se si Hawking mori pjesë në një orgji të mitur në një darkë të Klintonit .”

Megjithatë, nuk është e qartë pse Epstein dëshironte të mohonte këto pretendime dhe të mbronte Hawking, të cilin ai duket se e kishte njohur personalisht. Sipas Daily Mail, Hawking kishte vizituar ishullin privat të Epstein në vitin 2006 gjatë një konference në një ishull fqinj. Ai gjithashtu kishte marrë pjesë në një turne me guidë në shtratin e detit në një nëndetëse të krijuar posaçërisht për të.

Hawking vuante nga sëmundja e neuroneve motorike (skleroza anësore amiotrofike), një gjendje që ishte zhvilluar me kalimin e viteve. Ai ishte pothuajse plotësisht i paralizuar dhe komunikonte përmes një pajisjeje që gjeneronte të folur.

Pavarësisht kësaj, ai u martua dy herë dhe pati tre fëmijë. Ai u nda nga jeta më 14 mars 2018, në moshën 76 vjeçare, në Kembrixh të Anglisë. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version