Sulmet izraelite kanë lënë te vdekur të  paktën 30 palestinezë, pjesa më e madhe gra dhe femije  gjatë orëve të fundit  në veri të  Rripit të Gazes.

Avionët izraelitë kanë hedhur fletëpalosje mbi qytetin  Beit Lahiya, me te cilat kanë  urdhëruar banorët që nuk kanë lënë ende shtëpitë e tyre largohen menjehere  nga kjo zonë.

Ndërkohë situata  humanitare mbetet katastrofike në Lindjen e Mesme, ndërsa  SHBA ka bërë thirrje per më shumë ndihma.

Sakaq Ministri i Jashtëm i Iranit përsëriti se Teherani nuk kërkon përshkallëzimin e situatës në Lindjen e Mesme, por rezervon të drejtën që të mbrojë veten kundër sulmit Izraelit me një përgjigje “të matur dhe të kalkuluar”.

Sulmet e ushtrise izraelite kane vrare deri më tani  më shumë se 43.000 palestinezë. /vizionplus.tv

 

Share.
Exit mobile version