Sulmet izraelite kanë lënë te vdekur të paktën 30 palestinezë, pjesa më e madhe gra dhe femije gjatë orëve të fundit në veri të Rripit të Gazes.
Avionët izraelitë kanë hedhur fletëpalosje mbi qytetin Beit Lahiya, me te cilat kanë urdhëruar banorët që nuk kanë lënë ende shtëpitë e tyre largohen menjehere nga kjo zonë.
Ndërkohë situata humanitare mbetet katastrofike në Lindjen e Mesme, ndërsa SHBA ka bërë thirrje per më shumë ndihma.
Sakaq Ministri i Jashtëm i Iranit përsëriti se Teherani nuk kërkon përshkallëzimin e situatës në Lindjen e Mesme, por rezervon të drejtën që të mbrojë veten kundër sulmit Izraelit me një përgjigje “të matur dhe të kalkuluar”.
Sulmet e ushtrise izraelite kane vrare deri më tani më shumë se 43.000 palestinezë. /vizionplus.tv