SHBA – Vrasja e shqiptares Suela Saliaj nga ish-bashkëshorti Renato Muhaj tronditi qytetin e Clearwater në Florida.
Para krimit të rëndë, Muhaj kishte dhunuar dy prindërit e tij dhe u kishte marrë celularët që të mos lajmëronin policinë.
Pasi qëlloi për vdekje ish-gruan, ai rrëmbeu vajzën e tyre 8-vjeçare dhe tentoi të arratisej.
Incidenti filloi rreth orës 2:44 të mëngjesit të së hënës, kur policia e Clearwater u thirr në Oakbrook Village Apartments në bllokun 2200 të Nursery Road, tha agjencia në një njoftim për shtyp.
Gjatë hetimit të tyre, policia e Clearwater kontaktoi Departamentin e Policisë Largo që ta ndihmonte në gjetjen e Muhajt.
Sipas medieve amerikane, një biletë parkimi që shqiptari kishte marrë në Pinellas County në shtator 2022, i drejtoi efektivët drejt apartamentit të tij ku dhe gjetën të vrarë 32-vjeçaren Suela Saliaj. Mirëpo, nuk gjetën asnjë gjurmë të shqiptarit apo vajzës së tyre, Alessias.
Menjëherë ata u vunë në kërkim dhe rreth orës 08:30 të mëngjesit arritën që përmes sinjalit të telefonit të gjenin Renato Muhajn.
Policia gjeti vogëlushen 8 vjeçare dhe Muhajn brenda automjetit në bllokun 1600 të St. Paul’s Drive. Ai u shoqërua drejt komisariatit dhe akuzohet për vrasjes të shkallës së parë, rrëmbim dhe abuzim të fëmijëve.
Suela, 32-vjeçe punonte si bankiere në SHBA dhe ishte nëna e një vajze të mitur 8 vjeçe. Në profilin e saj në Linkedin, Suela liston një sërë aftësish të saj, ndërkohë që ka më shumë se 5 vite eksperiencë në shërbimin e klientit në banka. Ajo jetonte prej vitesh në SHBA dhe bashkë me të kishin emigruar më pas dhe prindërit si dhe vëllai i saj./vizionplus.tv