Kanë dalë detaje të reja sa i përket vrasjes së 27-vjeçares italiane Vanessa Ballan, e cila u qëllua me thikë nga një 41-vjeçar shqiptar nga Kosova.
Mediat italiane raportojnë se 41-vjeçari Bujar Fandaj, pak para se të kryente krimin i ka dërguar një video erotike të tijën dhe Vanesës bashkëshortit të së resë, Nicola Scapinello.
Vanesa Ballan u vra mbrëmjen e 19 Dhjetorit nga 41-vjeçari Fandaj duke u goditur disa herë me thikë.
Mes të resë dhe shqiptarit kishte patur më herët një lidhje dashurie. 27-vjeçarja ishte nënë e një djali 4-vjeçar si dhe ishte në muajin e tretë të shtatzanisë.
Pas një viti lidhje, 27 vjeçarja kishte vendosur t’i jepte fund gjatë verës, por shqiptari nga Kosova nuk e kishte pranuar ndarjen.
Ky i fundit kishte filluar ta përndiqte duke u shfaqur disa herë në vendet ku ajo punonte, apo dhe në shtëpinë e saj duke e kërcënuar se “do ta vriste” në rast se nuk ribashkoheshin.
41-vjeçari nga Kosova donte që e reja shtatzënë të ndahej nga partneri i saj dhe të shkonte të jetonte me të në San Vito di Altivole, pak kilometra nga Spineda di Riese Pio X (Treviso), ku ndodhi tragjedia.