Oficeri i policisë Felipe Hernandez nga New Mexico, SHBA, i cili qëlloi dhe vrau 45-vjeçaren Teresa Gomez kur ajo u përpoq të ikte pas një ndjekjeje, përballet me një akuzë për vrasje.

Në videon e kamerës së trupit, Hernandez fillimisht shihet duke i bërë pyetje Gomez-it kur ajo futet në makinën e saj në një moment dhe papritmas ngre shpejtësinë.

Kur 45-vjeçarja nisi të largohej, polici u përpoq ta ndalonte, por kur kjo nuk ishte e mundur, ai qëlloi tre herë, duke synuar sediljen e shoferit, duke bërë që Gomez të jepte frymën e fundit dhe makina të ndalonte një pak metra larg.

Pak para se të qëllonte 45-vjeçaren, dëgjohet oficeri i policisë duke i thënë se “do ta bëj jetën tënde ferr”.

“Nuk kishte nevojë që ai të përdorte forcë vdekjeprurëse,” tha një prokuror, duke shtuar se oficeri “nuk ka qenë kurrë në zonën e rrezikut.

“Ne kemi hetuar mundësinë e vetëmbrojtjes, por nuk ka asnjë rast të tillë”.

Oficeri i policisë Felipe Hernandez që qëlloi 45-vjeçaren

Hernandez është pezulluar që nga 17 tetori, menjëherë pas incidentit. Sipas mediave amerikane, ai ishte përfshirë në incidente dhune, por asnjëherë nuk kishte shkaktuar vdekjen e askujt.

Share.
Exit mobile version