Një pjesë rruge u shemb duke krijuar një humnerë të madhe, rreth dhjetë metra e gjerë dhe trembëdhjetë e thellë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Romë. Gropa përpiu dy makina të parkuara.

Ngjarja është regjistruar në  via Sestio Menas, në rrethin Quadraro. Efektivët e policisë lokale, të cilët mbërritën në vendngjarje, mbyllën rrugën duke siguruar zonën e prekur. Askush nuk u lëndua.

Ngjarja ka ndodhur pak para orës 01:00 dhe një ekip zjarrfikëssh ka ndërhyrë në vendngjarje dhe ka larguar automjetet me mbështetjen e një vinçi. Zona është rrethuar.

Në shkurt një episod i ngjashëm ndodhi në Napoli, ku  dy makina u përpinë nga një gropë  që u hap në rrugë në lagjen Vomero.

Share.
Exit mobile version