Një raketë hapësinore në pronësi të një kompanie private kineze u lëshua aksidentalisht gjatë një testi të dielën.
Raketa u rrëzu më pas në një kodër, shkruan BBC.
Pamjet në mediat sociale tregojnë raketën Tianlong-3 duke rënë përsëri në Tokë dhe duke shpërthyer në kodër në provincën Henan të Kinës qendrore.
Kompania përgjegjëse për raketën, Tianbing Technology tha në një deklaratë se kishte një “gabim teknik”, i cili shkaktoi ngritjen e raketës.
Kompania shtoi se nuk kishte viktima nga incidenti pasi njerëzit në zonë ishin evakuuar.
Tianlong-3 është projektuar dhe prodhuar në Kinë dhe synohej të ishte një raketë e ripërdorshme.