Një helikopter u rrëzua në çatinë e një hoteli në Cairns, Australinë veriore, sot, duke shkaktuar një zjarr dhe duke nxitur evakuimin e qindra klientëve, tha policia.

“Piloti dhe pasagjeri i vetëm i helikopterit është gjetur i vdekur. Testet mjeko-ligjore janë duke u zhvilluar për identifikimin zyrtar të tij”, theksoi policia në një njoftim për shtyp.

Njëra nga helikat përfundoi në pishinën e hotelit, e dyta në një zonë të hapur përballë hyrjes së tij, njoftuan shërbimet e urgjencës.

Dy persona janë plagosur dhe janë dërguar në spital në gjendje të qëndrueshme.

Qindra klientë u nxorën me shpejtësi nga hoteli DoubleTree by Hilton në Cairns pas aksidentit, i cili ndodhi rreth orës 01:50 (me orën lokale) të dielën.

Share.
Exit mobile version