Një video ka bërë xhiron e internetit kur një gazetare në Kroaci laget me ujë nga një avion Canadair.

Ndërsa reporterja po mbulonte zjarret në pyjet në bregdetin dalmat të Kroacisë, ajo u përball me një sfidë të papritur kur kova me ujë ranë mbi të nga një Canadair në zonë.

Zjarrfikësit dhe avionët janë mobilizuar për të shuar zjarret, të cilat po përhapen me shpejtësi përgjatë bregdetit.

Në një moment dramatik të filmuar drejtpërdrejt në televizion, një gazetare u la rastësisht me ujë teksa jepte një përditësim mbi situatën në përshkallëzim. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version