Tetë persona kanë humbur jetën dhe 21 të tjerë janë zhdukur për shkak të përmbyteve në jug të Brazilit.
Agjencia e Mbrojtjes Civile njoftoi përmes një deklarate publike se më shumë se 1.400 banorë u zhvendosën nga shtëpitë e tyre pasi stuhitë e shiut ngriën nivelin e lumenjve, duke shkaktuar përmbytje në pjesë të ndryshme të vendit.
Rio Grande do Sul – Muitas chuvas e enchentes por quase todo o estado, deixa vários mortos e centenas de desabrigados.
Além disso, há o registro de desaparecimentos em diversas localidades, incluindo Candelária, Encantado, Roca Sales, São Vendelino e Salvador do Sul pic.twitter.com/Ge8Csm11v8— Maria P (@damadanoite14) May 1, 2024
Guvernatori i shtetit Eduardo Leyte shprehu ngushëllimet e tij për vdekjet e shkaktuara nga stuhitë në platformën e mediave sociale X të mërkurën, duke shtuar se qeveria po punon për të gjetur të zhdukurit dhe për të garantuar sigurinë në zonat në rrezik.
Në fund të marsit, shirat e dendur në Brazilin juglindor shkaktuan të paktën 25 viktima në shtetet e Rio de Zhaneiro dhe Espirito Santo./Vizionplus.tv/