Portugalia është kualifikuar për në çerekfinalet e kampionatit europian pas gjuajtjeve të penalltive.
Nuk ishte Kristiano Ronaldo, por Diogo Costa heroi i Portugalisë mbrëmjen e djeshme, i cili arriti të presë tre penallti radhazi.
Vetë Ronaldo, në gjuajtjen e tij nuk arriti të shënonte, ndërsa më pas ai u pa të shpërthente në lot. Fillimisht të gjithë menduan se arysja ishte humbja e penalltisë, por e vërteta është ndryshme.
Në videot që kanë qarkulluar së fundmi, shihet qartë që Ronaldo nis të qajë, në momentin që sheh nënën e tij në tribunë të përlotur./vizionplus.tv
pic.twitter.com/Y2X03zYZbW
— CristianoXtra (@CristianoXtra_) July 2, 2024
Cristiano Ronaldo waving to his mother during training pic.twitter.com/FfkPWxZ1CO
— CristianoXtra (@CristianoXtra_) July 1, 2024