Një tërmet i fortë me magnitudë 7.4 goditi Ishikawa, në Japoninë qendrore, njoftoi shërbimi lokal i motit të hënën.

Sipas Qendrës Euro-Mesdhetare, rreth një orë para kësaj lëkundjeje të veçantë, asaj i ka paraprirë një tjetër me magnitudë 5.5 Rihter, ndërsa 8 minuta më pas ka pas një pasgoditje prej 6.2 Rihter.

Në një përditësim të lidhur nga një përfaqësues i qeverisë japoneze, nuk është shkaktuar asnjë problem me funksionimin e reaktorëve bërthamorë të vendosur në Ishikawa.

Shikoni më poshtë video të momenteve të lëkundjeve:

/vizionplus.tv/

Share.
Exit mobile version