Është bërë publike një video nga momenti kur rebelët Houthi sulmojnë anijen greke “Zografia”. Ngjarja ka ndodhur të martën e 16 janarit, në zonën më të gjerë detare të Jemenit.
Në materialin vizual të transmetuar nga SKAI të premten, shihet raketa e cila godet anijen që më pas shpërthen në flakë.
Anija ishte nën flamurin e Maltës dhe i përket një kompanie me qendër në Athinë.
Houthis morën përgjegjësinë për sulmin.
“Ne shënjestruam të martën anijen Zografia, e cila po shkonte për në Izrael”, tha zëdhënësi ushtarak i Houthi në një deklaratë lidhur me ngjarjen.
Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar.
Anija, e cila kishte lundruar nga Vietnami pa ngarkesë, është në pronësi të Vulcanus Technical Maritime Enterprises dhe vazhdoi për në Suez.
Kryenegociatori i Houthikishte thënë në fillim të kësaj jave se pozicioni i grupit nuk kishte ndryshuar pas sulmeve ajrore të udhëhequra nga SHBA në Jemen dhe paralajmëroi se sulmet ndaj anijeve të destinuara për në Izrael do të vazhdonin.
Ai shtoi se kërkesat e grupit vazhdojnë të jenë për t’i dhënë fund sulmit izraelit në Gaza dhe për lejimin e ndihmave humanitare në pjesët veriore dhe jugore të enklavës.
“Ne nuk duam një përshkallëzim në Detin e Kuq dhe në Detin Arabik”, tha ai dhe akuzoi SHBA-në dhe Britaninë për militarizimin e Detit të Kuq me anijet e tyre luftarake./vizionplus.tv