Protesta nga studentët në shkollën e Shkencave Politike (Sciences Po) në Paris kundër luftës në Gaza u ndalua nga policia franceze.

Sipas dëshmive të nxënësve që ndodheshin në shkollë, rreth 50 prej nxënësve që kishin vijuar me protestën kanë mbetur në zonë në momentin kur policia ka hyrë në godinë.

Ndërkohë, në universitetet amerikane vazhdojnë okupimet, duke kërkuar ndërprerjen e financimit të institucioneve të arsimit të lartë nga kompanitë izraelite dhe ruajtjen e lidhjeve me programet kërkimore izraelite.

Protesta të ngjashme po zhvillohen në Mbretërinë e Bashkuar, Zvicër, Meksikë dhe gjithashtu në Liban. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version