Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë ( FSB ) arrestoi një burrë në Siberi të akuzuar për përgatitjen e një sulmi me koktej molotov në një ndërtesë të Ministrisë së Mbrojtjes, sipas agjencive ruse të lajmeve.

Në njoftimin e FSB-së , të cituar nga agjencitë TASS dhe Interfax, personi i arrestuar akuzohet se ka kontaktuar me një “organizatë paraushtarake terroriste” përmes internetit në nëntor dhe se ka dashur të kryejë një sulm në Barnaul, kryeqyteti i Altait.

Agjencia e lajmeve Ria Novosti ka transmetuar një video ku shihet arrestimi i të dyshuarit nga agjentët e Shërbimit Federal të Sigurisë me fytyrat e mbuluara.

I arrestuari, i cili u deklarua i pafajshëm, u akuzua për “tentativë sulmi terrorist”, sipas TASS, dhe përballet me një dënim shumë të rëndë.

Që kur Rusia pushtoi Ukrainën në fund të shkurtit 2022, shërbimet ruse të sigurisë kanë arrestuar shpesh persona të akuzuar për kryerjen ose përgatitjen e sulmeve ndaj zyrave të rekrutimit.

Gjithashtu sot, FSB , e cituar nga agjencia e lajmeve Interfax, njoftoi se kishte arrestuar një banor të Novokuznetsk, Siberi, i cili akuzohet për dërgimin e parave në ushtrinë ukrainase, një akt që përbën “tradhti të lartë”./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version