Ndërsa performonte në Kansas City, Misuri, të shtunën mbrëma, Drake e ndaloi shfaqjen për të bashkëvepruar me turmën dhe u zotua të shlyente hipotekën e nënës së ndjerë të një fansi.
Ai merr një shënim, ndërpret këngën dhe më pas e lexon.
“Mund të shlyeni paratë e hipotekës së shtëpisë, për nënën time të ndjerë?”
Në videon që është bërë virale në rrjetet sociale, Drake thotë:
“Kjo është?” Mamaja jote ka ndërruar jetë? Mirë. Dhe i detyrohesh… Oh, kjo është një shumë e konsiderueshme. Por e di çfarë, unë do të paguaj detyrimet e shtëpisë për nënën tënde të ndjerë”
Drake promised a random fan $160K to pay off their deceased mom’s mortgage pic.twitter.com/11sbhHgEMp
— Historic Vids (@historyinmemes) March 4, 2024
Për të shlyer hipotekën e nënës së fansit që nuk jeton më, Drake do të paguajë 160,000 dollarë.
“Unë do të paguaj nga xhepi im. Kjo është nga ana ime. U prehtë në paqe nëna jote”, tha ai.
Kjo nuk është hera e parë që Drake dhuron bujarisht për fansat e tij. Disa ditë më parë, ai i premtoi një fansi të mbijetuar nga sëmundja e rëndë e kancerit një shumë prej 50,000 dollarësh, gjatë koncertit të tij në Pittsburgh./vizionplus.tv