Momenti tronditës kur një vajzë 20-vjeçare u “përpi” nga dallgët e furishme në Soçi, Rusi, u kap në video nga një kalimtar.

Sipas mediave ruse ngjarja ka ndodhur më 16 qershor dhe vajza nuk është gjetur ende.

Në video, e reja shihet në plazh me një djalë. Në një moment dallgët i bëjnë të humbasin ekuilibrin. Një valë e dytë i mbulon dy të rinjtë dhe vajza zhduket mes dallgëve.

Mediat ruse raportojnë se edhe pse ka pasur mobilizim të shërbimeve të Ministrisë së Emergjencave, 20-vjeçarja nuk është gjetur deri më sot.

Më 16 qershor, plazhet në Soçi ishin të mbyllura, për shkak të motit të keq që mbizotëronte në zonë./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version