Një pasagjer ka humbur jetën gjatë një fluturimi nga Bullgaria në Britani të Madhe.

Si pasojë avioni është detyruar të bëjë ulje emergjente.

Sipas mediave të huaja, avioni ishte në rrugën e tij nga Burgas në Liverpool kur një emergjencë u shpall rreth dy orë pas fluturimit.

Avioni bëri një ulje të paplanifikuar në Këln rreth orës 14:30, përpara se të vazhdonte për në Liverpool rreth orës 22:20 më vonë atë ditë.

Ende nukl është bërë i ditur identiteti i personit që ka humbur jetën. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version