Ushtria izraelite njoftoi se ka zgjeruar ofensivën e saj tokësore në zona të reja në jug të qytetit të Gazës. Në njoftim u bë e ditur se ‘Divizioni 99’ aktualisht po lufton me të ushtarët e Hamasit dhe synon goditjen e infrastrukturës së grupit terrorist.

Sipas ushtrisë izraelite janë vrarë shumë anëtarë të Hamasit, teksa janë shkatërruar më shumë se 100 boshte tunelesh, ku u gjetën depo armësh.

“Trupat po vendosin kontroll operacional mbi zonën, duke lejuar që sulmi të zgjerohet në vende të tjera dhe duke parandaluar armikun të kthehet në pozicionet e tyre”, thuhet në deklaratë.

Forcat izraelite pretendojnë se gjetën një depo armësh në një qendër çerdhej.

“Brigada e Blinduar e Rezervës 179 e divizionit pa një grup personash të armatosur të Hamasit në një ndërtesë dhe pas informacionit se zona përreth ndërtesës ishte e montuar me eksplozivë, u vendos të bombardohej ndërtesa”, thuhet më tej.

Ndërkohë, palestinezëve iu është kërkuar të zhvendosen nga Gaza jugore për shkak të intensifikimit të sulmeve./vizionplus.tv/

Share.
Exit mobile version