Lufta midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës do të vazhdojë gjatë gjithë vitit 2024, sipas zëdhënësit ushtarak izraelit. Ai theksoi në një konferencë për mediat se këtë vit pritet realizimi i misioneve në Gaza.

“Ushtria duhet të bëjë planifikim paraprak sepse do të na kërkohen misione dhe beteja shtesë gjatë gjithë këtij viti”, tha Daniel Hagari.

Ai theksoi se dhjetëra mijëra rezervistë izraelitë do të nevojiten për të vazhduar luftimet dhe se disa prej tyre do të duhet të përgatiten për misionet e paracaktuara në objektivat e Izraelit.

“Disa nga rezervistët do të kthehen në familjet dhe punët e tyre që në fillim të kësaj jave,” tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite.“Ky do të jetë një lehtësim i rëndësishëm për ekonominë dhe do t’i lejojë ata të rifitojnë forcën përpara aktiviteteve vitin e ardhshëm”, shtoi ai.

Ushtria izraelite planifikon të vendosë forcat e saj në muajt e ardhshëm, duke theksuar se lufta do të vijojë përgjatë vitit 2024./vizionplus.tv/

Share.
Exit mobile version