Një anije luftarake amerikane po lundron drejt Lindjes së Mesme, me pajisje për ndërtimin e një porti të përkohshëm në brigjet e Gazës, njoftoi sot ushtria amerikane.
Ushtria amerikane shtoi se SHBA dhe Jordania dërguan përsëri ndihma humanitare për palestinezët në Gaza të dielën, duke hedhur më shumë se 11,500 vakte me parashutë, tha ushtria amerikane.
Anija “General Frank Besson” lundroi nga baza ushtarake në Virxhinia, 36 orë pasi Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Joseph Biden premtoi të ndërtonte një port për të dërguar ndihma humanitare në enklavën e rrethuar.
Njoftimi i Biden pasoi një paralajmërim të Kombeve të Bashkuara (OKB) për urinë midis 2.3 milionë palestinezëve në Gaza, pesë muaj pasi Izraeli filloi një ofensivë në përgjigje të një sulmi nga Hamasi, një organizatë ekstremiste palestineze që SHBA dhe Bashkimi Evropian (BE) e konsiderojnë si një organizatë terroriste. /vizionplus.tv