Ish presidenti amerikan Donald Trump apeloi ka vendimin e sekretares së shtetit të Mein që e përjashton atë nga fleta e votimit për zgjedhjet e ardhshme.
Sekretarja demokrate Shenna Bellows, është e para në historinë e shtetit Maine që ndalon kandidaturën e një pretendenti për president.
Vendim ky që erdhi për shkak të përfshirjes së Trump në trazirat e 6 janarit në Kapitol.
Pas kësaj ish kreu i Shtëpisë së Bardhë pritet të kërkojë nga Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara të marrë një vendim lidhur me çështjen tjetër të ngritur në Kolorado që e skualifikon Trump nga përfshirja në fletën e votimit edhe në këtë shtet./vizionplus.tv