Nëna e një foshnjeje nëntë muajshe, e cila i është nënshtruar një operacioni pas sulmit më herët sot është qendrën tregtare në Sidnei, ka ndërruar jetë, sipas mediave lokale.
Sydney Morning Herald ka raportuar se nëna vdiq nga plagët e saj në spital, ndërsa The Guardian Australia ka thënë se kanë folur me burime policore të cilat konfirmojnë se nëna ishte viktima e gjashtë.
Policia tha më herët se foshnja po i nënshtrohej trajtimit në operacion.
Autori, që ishte i njohur për policinë, u vra nga efektivët. Zëdhënësja e policisë ka konfirmuar se sulmi nuk ishte terrorist. Kjo ishte ndër ngjarjet më të rënda në Sidnei prej shumë vitesh. /vizionplus.tv