Zjarrfikësit në Turqi po zhvillojnë një ‘betejë titanike’ sot në frontet e zjarrit që janë përhapur në të gjithë vendin, pasi moti i thatë, i nxehtë dhe me erë çoi në një seri vatrash, duke përfshirë një që kërcënoi monumentet dhe varret e Luftës së Parë Botërore në fushën e betejës në Galipolit.
Në gadishullin ku një zbarkim aleat u rrah nga trupat osmane në një fushatë njëvjeçare në 1915, flakët arritën në varrezat e Canterbury, ku janë varrosur ushtarët e Zelandës së Re.
Imazhet e vendit në veriperëndim të Turqisë tregojnë varret, në një kopsht të djegur me pamje nga deti Egje, të nxirë nga tymi dhe të mbuluara me hi.
Siç raporton The Globe and Mail, zyrtarët thanë se filloi me një shkëndijë nga linjat e energjisë dhe u përhap në zonat e pyllëzuara.
Në qarqe të tjera të vendit, megjithatë, ekipet e emergjencës dhe zjarrfikëset vazhdojnë punën e shuarjes, duke punuar pa pushim ditë e natë.
Në bregun perëndimor, flakët kërcënuan shtëpitë në periferi të Izmirit, qyteti i tretë më i madh i Turqisë, ku një zjarr u përhap të enjten mbrëma.
#Turkey #Izmir
The fire in Izmir continues to grow. pic.twitter.com/ujX38SMmuw
— Journalite (@journaIite) August 16, 2024
Banorët u larguan nga shtëpitë e tyre pasi gjithçka ishte mbuluar nga hiri.
“Zjarri në zonën e Dogancay për fat të keq arriti në zonat e banuara për shkak të erës. Ne duam që qytetarët tanë që jetojnë në zonë të evakuojnë shtëpitë e tyre sa më shpejt të jetë e mundur”, tha në rrjetet sociale kryetari i zonës, Irfan Onal.
Në provincën Manisa, një zjarr ka shpërthyer prej tre ditësh në Gordes, një zonë pyjore rurale në Turqinë veriperëndimore. Gati 80 shtëpi u evakuuan dhe shumica e ndërtesave në fshatin Karayakup u dëmtuan rëndë, njoftoi Agjencia e Lajmeve Demiroren.
WILDFIRE IN TURKEY’S IZMIR THREATENS HOMES AS EVACUATIONS BEGIN
The fire, which broke out late Thursday in the Karsiyaka district, continues to spread despite efforts from planes, helicopters, and ground vehicles.
Some homes have already been damaged, and with winds reaching… pic.twitter.com/6FO7YgICG3
— Mario Nawfal (@MarioNawfal) August 16, 2024
Ndërkohë, në Bolu aty pranë, zjarrfikësit po luftojnë me flakët për të dytën ditë.
Turqia ka mobilizuar dhjetëra avionë, qindra automjete dhe mijëra personel për të shuar zjarret. /vizionplus.tv