Turqia ka vendosur të mbështesë kandidaturën e kryeministrit holandez Mark Rutte si sekretar i ardhshëm i përgjithshëm i NATO-s, njoftoi sot agjencia holandeze e lajmeve ANP, duke cituar diplomatë të NATO-s.
Nga ana tjetër, sipas Reuters, një zyrtar turk i paidentifikuar u tha aleatëve të NATO-s se Ankaraja do të mbështesë Rutte për postin e sekretarit të përgjithshëm të aleancës.
Turqia ishte një nga katër vendet që nuk e kishte shprehur ende mbështetjen e tyre për Rutte si pasardhës të Jens Stoltenberg. Aleatët e tjerë, përfshirë SHBA-në, Britaninë, Francën dhe Gjermaninë, kanë njoftuar tashmë mbështetjen e tyre për Rutte. /vizionplus.tv