Rregulla të reja do të vendosen për të gjithë personat që duan të vizitojnë Venecian.
Ne përpjekje për të lehtësuar ndikimin e turizmit masiv ky qytet do të ndalojë grupet e mëdha turistike me më shumë se 25 persona si dhe altoparlantët , pasi këto të fundit gjenerojnë konfuzion dhe shqetësim sipas autoriteteve italiane.
Këto rregulla të reja pritet të hyjnë në fuqi që nga Qershori i vitit 2024. Zyrtarja përgjegjëse për sigurinë e qytetit, tha se politikat e fundit kanë për qëllim përmirësimin e menaxhimit të grupeve të organizuara në qendrën historike.
Qyteti priti pothuajse 13 milionë turistë në 2019, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave Italiane. Ndërsa Numri i vizitorëve pritet të tejkalojë nivelet para pandemisë në vitet e ardhshme.
Me herët UNESCO ka bërë thirrje që qyteti duhet të shtohet në listën e vendeve të trashëgimisë botërore në rrezik, pasi ndikimi i ndryshimeve klimatike dhe turizmit masiv kërcënojnë të shkaktojnë ndryshime të pakthyeshme në të. /vizionplus.tv