
Gjatë takimit me kryeministrin irlandez në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, presidenti Donald Trump ka deklaruar se Bashkimi Europian u krijua për të përfituar nga SHBA-të.
Ai tha se edhe Irlanda po përfiton, teksa shton se Shtetet e Bashkuara nuk duhet ta kishin lënë të ndodhte.
Trump: BE-ja u krijua për të përfituar nga Shtetet e Bashkuara. Sigurisht që edhe Irlanda po përfiton gjithashtu nga SHBA. Unë kam respekt të madh për Irlandën, për atë që ata bënë dhe ata duhet të kishin bërë pikërisht atë që bënë.
Por Shtetet e Bashkuara nuk duhet ta kishin lënë të ndodhte. Ne kishim liderë budallenj, kishim liderë që nuk kishin ide.
Papritur Irlanda ka kompanitë tona farmaceutike, ky ishull i bukur prej pesë milionë banorësh ka në dorë të gjithë industrinë farmaceutike të SHBA-së
Unë kam pronë në Irlandë, siç e dini, dhe më pëlqen, është shumë mirë, por do të doja të shihja që Shtetet e Bashkuara të mos ishin aq budallenj për kaq shumë vite, jo vetëm me Irlandën, me të gjithë.
Për shembull, kur kompanitë farmaceutike filluan të shkonin në Irlandë, unë do të thosha ‘është në rregull nëse dëshiron të shkosh në Irlandë, mendoj se është mirë, por nëse dëshiron të shesësh ndonjë gjë në Shtetet e Bashkuara, unë do të vendos një tarifë 200% mbi ty, kështu që nuk do të mund të shesësh kurrë asgjë në Shtetet e Bashkuara’. E dini se çfarë do të kishin bërë? Ata do të kishin qëndruar këtu.