Është rritur numri i viktimave nga tranzirat në Bangladesh. Mediat e huaja bëjnë me dije se raportohen rreth 105 viktima, ku shumica prej tyre janë student.

Protestuesit i thonë ‘jo’ sistemit aktual të kuotave për emërimet në sektorin publik. Studentët prej javësh po zhvillojnë protesta thuajse të përditshme , duke kërkuar që qeveria të braktisë sistemin e kuotave të rekrutimit dhe të miratojë një sistem të bazuar në merita.

Sipas sistemit aktual, më shumë se gjysma e pozitave të mirëpaguara dhe të kërkuara në sektorin publik plotësohen nga disa kategori të popullsisë, të cilat studentët i konsiderojnë diskriminuese. Kështu, 30% e vendeve plotësohen nga fëmijët e atyre që luftuan për pavarësinë e Bangladeshit në vitin 1971, 10% nga gratë dhe 10% nga qytetarët e zonave të veçanta.

Share.
Exit mobile version