Disa media gjermane nxituan të raportojnë se Josef Fritzl, i njohur si “Përbindëshi i Amstettenit”, po lirohet nga burgu.
Megjithatë, babai austriak që përdhunoi vazhdimisht vajzën e tij me të cilën kishte shtatë fëmijë dhe e mbajti si skllave në bodrumin e shtëpisë së tyre, mbetet në burg.
Ai thjesht do të transferohet në institucionin korrektues (një vend ku mbahen njerëzit kur janë arrestuar dhe dënohen për një krim) nga burgu i sigurisë maksimale ku mbahet që nga viti 2009.
Siç raporton rrjeti gjerman “n-tv”, një komision prej tre gjyqtarësh, i Gjykatës së Qarkut të qytetit Krems në Austri vendosi sot se 88-vjeçari nuk do të lirohet për arsye parandalimi.
Në vitin 1984, në qytetin e vogël austriak të Amstetten, Fritzl kishte mbyllur vajzën e tij atëherë 18-vjeçare në bodrumin e shtëpisë së tij.
Për 24 vjet ai e përdhunoi dhe kishte shtatë fëmijë me të. Njëri prej tyre humbi jetën.
Sipas autoriteteve, gruaja e tij, e cila jetonte në katin e parë të shtëpisë me pjesën tjetër të familjes, nuk dinte asgjë për këtë.
Kur çështja u bë publike në vitin 2008, mbushi titujt kryesorë të medieve botërore.
Sot “Përbindëshi i Amsteten” u ul në bankën e të akuzuarve për të dëgjuar vendimin e gjykatës.
Ishte pak pas orës 7 të mëngjesit kur Fritschl, tani 88 vjeç, u soll në gjykatë.
Pas mbërritjes së tij, kamerat e kapën atë të ulur duke buzëqeshur në sediljen e pasme të një makine, me një këmishë xhins.
Ai shoqërohej nga tre zyrtarë të gjykatës. Për 24 vjet, babai austriak e mbajti vajzën e tij në burgun-bodrum të shtëpisë së tyre në Amstetten të Austrisë.
Ai e përdhunoi atë një mijë herë dhe bëri shtatë fëmijë me të. Njëra prej tyre, vajza e madhe, u sëmur rëndë në prill 2008.
Ajo ishte tashmë 19 vjeçe dhe nuk e kishte parë kurrë dritën e diellit pasi i ati ishte “kujdesur” për të.
Fritzl e çoi në spital kur gjendja e saj u përkeqësua. Aty humbi jetën.
Ai u arrestua dhe u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2009.
Gewetensvraag: als je je dochter misbruikt vanaf haar 11e, vervolgens 24 jaar vasthoudt in een kelder, misbruikt en uiteindelijk maar liefst 7 kinderen bij haar verwekt is het dan normaal dat je vijftien jaar later weer vrijkomt?#joseffritzl #misbruik #moord #dochter #kinderen pic.twitter.com/RHU6ynLxTz
— Sander Sassen (@SanderSassen) January 25, 2024
Sipas botimit gjerman, sipas ligjit austriak, kushdo që dënohet me burgim të përjetshëm ka të drejtë të lirohet me kusht pas 15 vitesh dhe Fritzl, i cili u arrestua në vitin 2008, kreu 15 vjet burg në vitin 2023. Megjithatë, për Fritzl nuk kishte faktorë lehtësues.
Ish-inxhinieri elektrik 88-vjeçar, Joseph Fritzl , u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2009 për përdhunim, inçest dhe burgosje të vajzës së tij dhe shtatë fëmijëve që kishte me të.
Avokati i tij, megjithatë, kishte kërkuar që ai të transferohej në një shtëpi të të moshuarve, duke përmendur një raport të ri psikiatrik për 88-vjeçarin, sipas të cilit ai vuan nga demenca dhe “nuk është më rrezik për publikun”.