Një ngjarje tragjike ka ndodhur në ujërat greke, ku një gomone që transportonte emigrantë të paligjshëm është fundosur.
Si pasojë kanë humbur jetën tri vajza të mitura 4, 7 dhe 10 vjeç, sipas nënës së tyre.
19 persona janë shpëtuar, mes tyre tetë fëmijë, më i vogli prej të cilëve është vetëm 30 ditësh. Operacioni i shpëtimit filloi kur tre emigrantë u gjendën në qytetin e Kios këtë mëngjes dhe informuan autoritetet për njerëzit e mbetur të bllokuar në bregun shkëmbor të Kardamylos, Kios.
Në vendngjarje tentuan të mbërrijnë forcat e Autoritetit Portual të Kios dhe të Stacionit Portual të Kardamylos, ndërsa kërkimi u krye edhe nga deti me tre skaf dhe një helikopter i Rojës Bregdetare. /vizionplus.tv