Të paktën tetë persona vdiqën në fundosjen e një varke emigrantësh në Mesdhe të mërkurën, thanë autoritetet italiane.

Sipas autoritetit portual të Italisë, një anije me të paktën 30 persona u fundos rreth 30 milje detare në juglindje të ishullit Lampedusa në ujërat ndërkombëtare.

Pavarësisht kushteve të vështira, varkat patrulluese shpëtuan disa persona, vazhdoi roja bregdetare italiane, duke shtuar se disa vdiqën nga hipotermia teksa po transportoheshin në Lampeduza.

Autoritetet italiane raportuan mbrëmë se shpëtuan 23 të mbijetuar të cilët u dërguan në ishullin italian, midis Siçilisë dhe Tunizisë. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version