Reshjet e shiut dhe stuhia e fortë kanë shkaktuar shumë përmbytje në Itali.
Sipas mediave të huaja, si pasojë e këtyre përmbytjeve një grua dhe nipi i saj pesë muajsh kanë humbur jetën në Piza të Italisë. Ata ishin gjerman dhe kishin zgjedhur Italinë për të kaluar pushimet e tyre.
Familja e pushuesve, siç raporton BBC , thuhet se ka thirrur shërbimet e urgjencës, pasi lumi Sterca, pranë banesës së tyre, ka dalë nga shtrati dhe uji ka filluar të hyjë në shtëpi.
Mediat lokale raportuan se gjuha dhe kushtet e pafavorshme vonuan gjetjen e familjes , e cila tentoi të ngjitej në katet e sipërme të shtëpisë.
Megjithatë, ndërsa ata e bënë këtë, foshnja ra në ujë dhe gjyshja e foshnjës u rrëmbye teksa ajo u përpoq ta shpëtonte. Anëtarët e tjerë të familjes, gjyshi dhe prindërit e foshnjës, arritën të shpëtonin.
Më shumë se 100 zjarrfikës tani janë duke kërkuar për gruan dhe foshnjën në mes të shkatërrimit të shkaktuar nga përmbytjet. /vizionplus.tv