Një alpinist ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë, pasi u rrëzuan dhe ranë nga një lartësi rreth 305 metra në malin Johnson në Parkun Kombëtar Denali në Alaskë.
Sipas The Guardian, ngjarja është shënuar mbrëmjen e së enjtes dhe është vënë re nga një grup tjetër alpinistësh, të cilët kishin zbritur në vendin ku kishin rënë alpinistët.
One mountain climber has died and another has been seriously injured after falling approximately 1,000 feet off of a mountain in Denali National Park in Alaska, authorities say. https://t.co/cmpR4vn4mu pic.twitter.com/PmMqJWOfAX
— ABC News (@ABC) April 27, 2024
Të premten herët në mëngjes, një helikopter shpëtimi u nis drejt zonës ku ranë dy alpinistët. Ekipet shpëtuan alpinistin e plagosur, i cili më vonë u transportua me helikopter për trajtim mjekësor.
Helikopteri më vonë u kthye në mal për trupin e alpinistit që vdiq, por u detyrua të kthehej për shkak të përkeqësimit të motit, thuhet në deklaratë.
Autoritetet thonë se helikopteri do të shkojë sërish në zonë për të marrë trupin e pajetë të alpinistit, sapo të përmirësohen kushtet atmosferike./vizionplus.tv/