Pasagjerët e avionit Boeing 787 të cilët po udhëtonin nga Australia në Zelandën e Re përjetuan momente tmerri kur piloti i njoftoi se humbi kontrrollin.

Njoftimi i pilotit për humbjen e kontrollit shkaktoi panik dhe kaos në avion, i cili ishte plotë me pasagjerë.  Për fat të mirë avaria në avion zgjati për pak dhe çdo gjë u rikthye në normalitet.

Një nga udhëtarët që ndodhej në avionin Boeing tha për CNN se situata kur piloti bëri njoftimin ishte vërtet e frikshme. “Në avion pati shumë tronditje, të gjithë ishim në panik. Njerëzit qanin, bërtsinin. Në një momend mendiva se erdhi fundi”, tha pasagjeri për CNN.

Ndërkohë autoritetet përkatësë po punojnë për zbardhjen e shkakut që shkaktoi humbjen e kontrollit të përkohshëm të avionit nga pilotët. Incidenti vjen në një kohë të vështirë për Boeing.

Prodhuesi amerikan është përballur me kritika të ashpra për një sërë çështjesh të cilësisë dhe sigurisë në vitet e fundit, me shumë kritikues që thonë se kompania e ka zhvendosur fokusin e saj në dekadat e fundit në rezultatet financiare me koston e sigurisë dhe cilësisë në avionët e saj./vizionplus.tv/

Share.
Exit mobile version