Një tërmet me magnitudë 5.8 Rihter ka goditur Japoninë lindore, njoftoi më herët sot Agjencia Meteorologjike e Japonisë.

Epiqendra e tërmetit ishte në brigjet e Fukushimës, ku edhe u regjistruan lëkundje te forta, shkruan Reuters. 

Lëkundjet u ndjenë edhe në Tokio. Për fat të mirë nuk ka patur paralajmërim për cunami e as dëme materiale./vizionplus.tv/

Share.
Exit mobile version